Krerët e SBASHK-ut, në krye me Rrahman Jasharajn, kanë shkuar tashmë pranë Qeverisë së Kosovës, për takimin e paralajmëruar të drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock.
Me kërkesë të kësaj të fundit, të gjithë pritet të mbajnë një takim me kryeministrin Albin Kurtin, përcjell klankosova.tv.
Klankosova.tv me gazetarin Albert Bajrami, raportuan të parët ditë më parë për vizitën e Susan Flock në Kosovë për rolin e saj ndërmjetësues dhe mundësitë për ndërprerjen e grevës.