Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) do të mbajë sot takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete.
Në një njoftim për media SBASHK ka njoftuar rreth temave të diskutimit, ku ka njoftuar gjithashtu edhe kohën e fillimit të takimit, i cili do të jetë në orën 10:00, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, përcjell Fol Drejt.
“Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut./FolDrejt/