Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), ka mbajtur një konferencë për media, një ditë para 1 shtatorit, shkruan Fol Drejt.
Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jashari tha se, pavarësisht pretendimeve të Ministrisë së Arsimit se nesër do të fillojë procesi arsimor, greva do të vazhdojë.
“Edhe nesër me 1 shtator punëtorët e arsimit do të jenë në grevë” – tha Jashari, duke shtuar se kjo nuk ishte zgjidhje e tyre.
“Nxënësit nuk kanë çka të vijnë në shkollë, sepse mësimdhënësit janë në grevë” – shtoi ai.
Gjatë ditës konferencë për media mbajti edhe Ministrja Arbërie Nagavci, e cila tha se, përkundër që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka ftuar punëtorët e sektorit publik të futen në grevë, në 90% të institucioneve publike, është duke u zhvilluar puna normalisht./FolDrejt/