Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, u emocionua teksa foli me gazetarët, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Nuk mund ta besoj se kemi vuajtur kaq shumë në një lojë perfekte. E pabesueshme, por kjo skuadër i përgjigjet gjithçkaje”, tha ai.
“Jam krenar për punën që kanë bërë. Me goditjet që morëm sot kjo ju bën të emocionuar. Dua t’iu them njerëzve të gëzohen, është një moment historik për vendin tonë.” /FolDrejt/