Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt paraqiti një vendim për miratimin e Ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari, një memorial dhe varreza për viktimat e gjenocidit të vitit 1995, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Me këtë vendim, Schmidt jep mundësinë që teprica e fondeve të dhuruara për varrime dhe përkujtimore të viktimave të gjenocidit të ridrejtohet për qëllime të tjera për nevojat e funksionimit të Qendrës Memoriale.
Drejtori i Qendrës Memoriale, Emir Suljagiq, tha se OHR e pranoi iniciativën e tyre dhe i dha qendrës qasje në gjashtë milionë KM për qëndrueshmëri. /FolDrejt/