Kancelari gjerman, Olaf Scholz tashmë ka arritur në Prishtinë, ndërsa në vazhdim të vizitës së tij do ta takojë kryeministrin Albin Kurti.
Scholz pritet me nderime të larta shtetërore.
Në një postim në Twitter, Scholz ka shprehur mbështetjen për Procesin e Berlinit, transmeton Fol Drejt.
“Sot dhe nesër do të jem në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut, gjithashtu në Greqi dhe Bullgari. Unë dua të promovoj procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në nivel lokal dhe të mbështes shkëmbimin rajonal, në kuadër të Procesit të Berlinit. Gjithashtu do të koordinohemi për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë”, u shpreh Scholz./FolDrejt/
Heute und morgen reise ich nach 🇽🇰🇷🇸 und 🇲🇰 sowie nach 🇬🇷 und 🇧🇬. Ich will vor Ort den EU-Beitrittsprozess voranbringen und den regionalen Austausch unterstützen (#BerlinProcess). Es wird auch um unsere gemeinsame Antwort auf den russischen Angriffskrieg in der Ukraine gehen.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) June 10, 2022