Scholz tha se shpreson për përparim të shpejtë në bisedimet tregtare të BE-së me Australinë, Indinë dhe Indonezinë dhe mbetet i hapur për marrëveshje të reja përtej këtij formati, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot, në një takim të liderëve të biznesit në Singapor, se për shkak të luftës në Ukrainë, është thelbësore që Bashkimi Evropian të zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Azisë Juglindore (ASEAN).
“Thellimi i bashkëpunimit është thelbësor, sepse ne të gjithë mendojmë se terreni gjeopolitik po zhvendoset nën këmbët tona”, tha Scholz, i cili vizitoi Vietnamin të dielën dhe do të udhëtojë në samitin e liderëve të G20 në Indonezi pas vizitës në Singapor./FolDrejt/