Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Bashkimi Evropian do të përpiqet të reduktojë varësinë e tij strategjike nga Kina, por në të njëjtën kohë do të ruajë bashkëpunimin ekonomik me Pekinin.
“Ne duhet të parandalojmë varësitë strategjike. Do të duhen disa vite që kompanitë të diversifikohen, por bashkëpunimi ekonomik do të mbetet, i cili është gjithashtu i nevojshëm në aspektin e politikës klimatike dhe sigurisë ushqimore”, tha Scholz pas samitit të BE-së në Bruksel, raporton Reuters.
Ai deklaroi se “nuk bëhet fjalë për ndarje, por për heqjen e rreziqeve”, përcjell Fol Drejt.