Kancelari gjerman Olaf Scholz tha këtë mëngjes, duke mbërritur në samitin e BE-së në Bruksel, se Bashkimi Evropian duhet të përcaktojë shpejtësinë me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia do të afrohen me Bashkimin.
Sipas fjalëve të kancelarit gjerman, integrimi i këtyre vendeve në BE duhet të jetë i suksesshëm, por kjo nënkupton që këto vende të përmbushin kritere si shteti i së drejtës, kushtet demokratike dhe ekonomike, përcjell Fol Drejt.
BE-ja u ka dhënë perspektivë të gjitha këtyre vendeve dhe tani duhet të përcaktojë rrugën e afrimit./FolDrejt/