Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se sulmi raketor në Poloninë lindore duhet të hetohet plotësisht përpara se të nxirren përfundime, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratën e tij përmbyllëse pas samitit të G20 në Bali, Scholz e quajti atë një shenjë pozitive që Shtetet e Bashkuara kishin ofruar të ndihmonin Poloninë lidhur me hetimin.
Scholz mirëpriti gjuhën e qartë të gjetur në samit për të dënuar luftën në Ukrainë, duke shtuar: “Presidenti rus është pothuajse i vetëm në botë me politikën e tij”. /FolDrejt/