Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë mund të fillojnë vetëm kur presidenti rus Vladimir Putin të kuptojë se nuk do të fitojë.
“Për mendimin tim, është e nevojshme që Putini të kuptojë se ai nuk do të ketë sukses në pushtimin e tij dhe agresionin e tij imperialist, domethënë se duhet të tërheqë ushtrinë. Kjo është baza për bisedimet,” tha Scholz për CNN, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se besonte se Ukraina ishte “gati për paqe”./FolDrejt/