Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania mund të rrisë ndjeshëm popullsinë e saj në vitet e ardhshme pasi qeveria kërkon të nxisë emigracionin për të parandaluar mungesën e fuqisë punëtore dhe krizën e pensioneve.
Qeveria po punon për të tërhequr punëtorë të huaj dhe popullsia vlerësohet të rritet me shtatë për qind në 90 milionë deri në vitin 2070, tha Scholz në një forum qytetarësh në Potsdam, jo shumë larg Berlinit, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.