Të dy liderët ranë dakord të mos pranojnë kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia, duke e quajtur atë një përshkallëzim të mëtejshëm, tha qeveria gjermane.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti amerikan Joseph Biden folën sot në telefon dhe ranë dakord se kërcënimet e fundit bërthamore të Kremlinit janë “të papërgjegjshme” dhe se mobilizimi i pjesshëm është një “gabim serioz”, sipas deklaratës së qeverisë gjermane.
Fokusi i bisedës telefonike, e cila zgjati gati një orë, ishin përgatitjet për takimet e ardhshme të Grupit të Shtatë dhe Grupit të 20, i cili do të merret me sulmin rus ndaj Ukrainës dhe pasojat e tij, sipas deklaratës, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.