Scholz dhe kolegët e tij nuk janë të shqetësuar për fitoren e Putinit. Ata janë të shqetësuar për të paimagjinuaren,humbjen e tij.
Nga Korab Blakaj
Çështja e rolit të Gjermanisë në një Evropë të militarizuar vazhdon të rishfaqet si një makth i keq, i ushqyar nga një shumësi e komentuesve gjeopolitikë, të cilët mund të shohin atë që shumë njerëz të zakonshëm nuk e shofin: Gjermaninë që po kthehet në rrënjët e saj të dikurshme- superfuqi ushtarake.
Një ide e tillë që Gjermania të ketë një ushtri të fuqishme është penguar për dekada, duke pasur parasysh averzionin e madh të opinionit në vend kundër përsëritjes së fatkeqësive historike që akoma mundojnë brezat e vjetër, të cilët janë të shqetësuar jo aq shumë nga tmerri i Reich-ut të Tretë por më shumë nga disfatat në fushat e betejës, të cilat lanë pasoja të thella që janë akoma të dukshme, dhe që kanë nevojë për gërvishtje të herë pas herëshme.
Olaf Scholz i përket një brezi dhe një elite politike që nuk mund ta harrojë humbjen poshtëruese si në periferi të Moskës, në Stalingrad ashtu dhe atë në Berlin. Roli i Gjermanisë në mbështetjen e Ukrainës në fushëbetejë me pajisje moderne, i sjell ato humbjet e vjetra në memorjen ë Scholz-it si të ishin dje.
Tani që armatosja e Ukrainës është shëndërruar pothuajse në një detyrë publike kundër Putinit, i cili shihet gjithnjë më shumë si një lider sovjetik i lidhur me historinë e kaluar dhe jo si një lider modern i sotëm që ndërton një shtet modern.
Të kultivojë idenë dhe të ketë sukses në riarmatosjen e Gjermanisë duket si një akt gjigant vetëvrasjeje për të si kancelar dhe udhëheqës i një qeverie koalicioni me brezin politik që përfaqëson.Ai duket disi i hutuar nga politika ndërkombëtare tejet kaotike.
Ishte lufta e Ukrainës që amnestoi rezistencen e deritashme ndaj idesë së “riarmatosjes”dhe që lejon një parlament të inkurajojë udhëheqësin e tyre me planin e tij prej 100 miliardë eurosh për të investuar në modernizmin e ushtrisë.Sektori ushtarak gjerman nuk është i ngarkuar vetëm me problemet e korrupsionit, por edhe nga mbipesha jashtëzakonisht e rëndë për t’u menaxhuar dhe mund të duhet kohë para që ky plan të realizohet. Për më tepër, disa do të argumentojnë se 100 miliardë euro nuk janë shumë para kur bëhet fjalë për modernizimin e asaj që gjithmonë ka qene pjesë e neglizhuar dhe keqmenaxhuar e shpenzimeve publike. Në këtë rast nuk janë të rëndësishme paratë, por idetë që vijnë me to.
Gjermania po përdor tani luftën e Ukrainës për të bërë të paimagjinuaren, për të udhëhequr një program, për ti dhënë BE-së ushtrinë e vet, një që ndoshta nuk do të quhet “ushtri e BE-së”, pasi nuk do të drejtohet nga Brukseli, por nga Berlini. Me këtë lëvizje të re, e cila përfaqëson një ndryshim të tillë radikal për liderët e Gjermanisë, Gjermania do të fillojë të mendojë për të zgjeruar krahët e saj dhe për të vepruar si një mini supërfuqi rreth konflikteve të nxehta të botës si në Afrikë dhe Lindje, ku do te përfshiheshin edhe ca vende të tjera anëtare të BE-së që do të dërgonin trupat e tyre për të mbështetur një iniciativë të tillë të re ushtarake gjermane.Kjo është arsyeja pse ushtria e BE-së do të evoluojë duke i dhënë BE-së të vetmen gjë që ka ëndërruar që kur u shfaq si blloku i ri në vitet ’60 e që lehtë mund të shëndërrohet në nënen e të gjitha maktheve e të gjitha kohëve njëherit.
Një nga arsyet pse Gjermania duhet t’i shpenzojë këto para në radhë të parë për ushtrinë është se stoqet e saj po mbarojnë për shkak të dërgimit të një sasie të madhe pajisjesh në Ukrainë dhe gjithashtu premtimeve të bëra vendeve fqinje për t’i furnizuar ato me tanke të reja Leopard dhe eventualisht furnizimin e Ukrainës. Pra, në letër ka shumë premtime të cilat tashmë po shkelen. Sipas raporteve, premtimet për dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë janë thyer tashmë, kështu që shtrohet pytja nëse premtimet për dërgimin e tankeve mund të merren seriozisht. Gjermania është disi e hutuar rreth Ukrainës,dhe cilat duhet të jenë objektivat e saj, gjë që shpjegon natyrën kapriçioze të vendimeve të Scholz-it dhe premtimet që shpesh rezultojnë të pasinqerta. Por vendimi i vërtetë pas shpenzimeve ka të bëjë me mbrojtjen e Gjermanisë. Scholz dhe kolegët e tij janë të shqetësuar për fitoren e Putinit. Ata janë më shumë të shqetësuar për të paimagjinuaren, humbjen e Putinit. Në këtë rast, gjermanët janë shumë të shqetësuar nga një sulm ndaj vetë atdheut te tyre, duke pasur vetëm Poloninë që ndan Rusinë dhe Gjermaninë. Përveç dyshimit, mungesës se theksuar të besimit në NATO për të parandaluar ose penguar një lëvizje të tillë të Putinit, që nuk është fatale për Evropën dhe për të ardhmen e NATO-s. Nëse një sulm i supozuar nga toka polake, dhe NATO nuk do të vepronte me shpejtësi, atëherë besueshmëria e kësaj organizate do të shembet brenda pak minutash dhe Gjermania do të luftojë sërish me Rusinë, me shanset që sot nuk duken të mira, bazuar edhe mbi të kaluaren historike.
Lëvizja që Gjermania të shkëputet nga NATO dhe të formojë të ashtuquajturën organizatën e saj paqeruajtëse, të cilën zyrtarët e BE-së në Bruksel do ta quajnë një ushtri të BE-së – ose një “shtyllë” brenda NATO-s – paraqet një sërë problemesh për SHBA-në.Biden mund ta mirëpresë një iniciativë të tillë pasi mund të konsiderohet një mënyrë për të lehtësuar amerikanët nga detyra e konfliktit, sigurisht në Evropë dhe sigurisht në një skenar të rastit më të keq me Rusinë, për të cilën ai ka aluduar tashmë se nuk do të angazhojë trupa amerikane. Një nga arsyet që ai nuk dëshiron të provokojë Putinin duke mos dërguar artileri me rreze të gjatë veprimi të aftë për të arritur caqet brenda Rusisë.Por në terma afatgjatë, një ushtri e BE-së brenda ose jashtë një strukture të NATO-s mund të bëhet vetëm një problem më i madh sesa nje zgjidhje për konfliktet globale në përgjithësi dhe sigurisht për Ukrainën. Nuk është një ide e re të kesh një kontigjent të tillë “të shkëputur” të vendeve të NATO-s.
Për ironi është Amerika ajo që i tregoi botës se ishte e aftë ta bënte këtë vetë në Afganistan, ku nuk u raportua kurrë se SHBA kishte kontingjentin e vet të pavarur të ushtarëve jashtë NATO-s i quajtur ISIF. Kështu që amerikanët vështirë se mund ta drejtojnë gishtin me akuza ne drejtim te Gjermanisë nëse ata vazhdojnë me ambiciet e tyre ushtarake. Por sigurisht që do të tensionojë marrëdhëniet SHBA-BE pasi SHBA nuk do të jetë më një forcë dominuese. Gjithashtu, operacioni i udhëhequr nga Gjermania mund të ketë objektiva të ndryshëm ndaj atyre te NATO-s në pikat e nxehta të botës, gjë që do të ndikojë më tej në marrëdhëniet tregtare, si në mënyrë shumëpalëshe ashtu edhe të njëanshme me BE-në. Deri më tani, BE-ja e ndjek kryesisht Uashingtonin në pothuajse të gjitha nismat e mëdha të politikave dhe kështu ky është me të vërtetë një hap qorr, por që shumë federalistë të fortë në Bruksel do ta mirëpresin. Për vetë Gjermaninë rruga është me plot gracka e rreziqe pasi ka kaq shumë skenarë përtej ruajtjes së paqes në Afrikë e gjetiu ku e gjithë ideja mund të kthehet mbrapsht e atyre që e mbrojnë atë duke përfshirë militantet e tyre në Bruksel që do të nxiste një valë të tipit Brexit të shteteve që tani me kanë humbur identitetin e tyre brenda BE-së, duke filluar nga Hungaria. “Sa më i madh të jesh, aq më shpejt bie” nuk është vetëm një fjalë e urtë që vlen vetëm për Putinin, kjo mund të jetë e përshtatshme për kryqin gjerman në uniforma, e aq më tepër kur ati i shtohet shirit blu i Brukselit.