“Gabimi i varësisë si me Rusinë nuk do të përsëritet,” tha Scholz, duke iu referuar varësisë prej dekadash të Gjermanisë në furnizimet me energji nga Rusia.
Gjermania nuk do të përsërisë gabimet e saj me Rusinë në Kinë dhe tashmë po diversifikon tregtinë e saj, tha sot kancelari Olaf Scholz.
Duke folur në një forum ekonomik të organizuar nga Zideutsche Zeitung, Scholz, pasi foli me përfaqësues të industrisë gjermane, shprehu besimin e tij se kompanitë po ndërtojnë lidhje me tregje të tjera dhe po përgatiten për një botë shumëpolare, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.