Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje liderëve të vendeve të NATO-s, të cilët do të takohen në Vilnius në korrik, të fokusohen në forcimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
“Qeveria ukrainase ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për anëtarësim në NATO për sa kohë që Rusia po zhvillon luftën e saj kundër Ukrainës”, tha Scholz në Bundestag.
Kjo është arsyeja pse unë sugjeroj që në Vilnius të fokusohemi në atë që tani është prioritet, që është forcimi i aftësisë luftarake të Ukrainës, ka shtuar ai.