Gjermanët nuk e ndihmuan me armatim Ukrainën, por kancelari Olaf Scholz po bën përpjekje për të parandaluar luftën me Rusinë.
Për këtë qëllim ai shkoi sot në Kiev e nesër do të fluturojë drejt Moskës, për të takuar presidentin Vladimir Putin.
Para gjermanit, presidenti ukrainas përsëriti aspiratën e tij për t’u bërë pjesë e Aleancës veriatlantike, për çka Rusia po kundërshton ashpër.
Megjithatë, të alarmuar me krizën e thelluar, Ukraina ka kërkuar një takim urgjent me Rusinë dhe dhjetëra shtete evropiane, për të marrë një shpjegim lidhur me grumbullimin e 130 mijë forcave ruse në kufi.
I gatshëm për këto bisedime që kanë për qëllim zgjidhjen diplomatike të krizës, u shpreh edhe kryediplomati rus, Sergej Lavrov.