Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se është në favor të miratimit të një pakete të re sanksionesh të BE-së kundër Iranit javën e ardhshme.
BE-ja vendosi sanksione ndaj Iranit më 20 tetor për eksportimin e dronëve iranianë në Rusi.
“Ne duam të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Gardës Revolucionare të Iranit dhe udhëheqjes politike”, tha Scholz në një video të postuar në Twitter./FolDrejt/