Scholz, i cili po merr pjesë në samitin e G20 në Bali, theksoi se do të vazhdojë të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se në takimin e G20 në Bali ka shenja inkurajuese për arritjen e një konsensusi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është e papranueshme dhe se armët bërthamore nuk duhet të përdoren, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Kur u pyet nga një gazetar për bisedën me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, Scholz tha: “Ai qëndroi pranë meje dhe tha disa fjali. Ishte një bisedë.”/FolDrejt/