Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet të lejohet të kthehet në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për gazetën gjermane Welt.
Kancelari gjerman shtoi se Gjermania e mbështet Ukrainën me të gjitha mundësitë e saj dhe theksoi se, pas SHBA-së, është Gjermania ajo që i jep Ukrainës ndihmën më të madhe financiare, humanitare dhe armatimesh.
“Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë, por ne nuk duhet ta harrojmë atë rrezik”, tha Scholz, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka frikë se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës mund të kthehet në një luftë botërore./FolDrejt/