Kancelari gjerman Olas Scholz dhe presidenti polak Andrzej Duda do të udhëtojnë në Paris të hënën për bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron.
Sipas gazetës Politiko, tema kryesore e takimit pritet të jetë çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe garancia e sigurisë së aleatëve për Kievin, përpara samitit të aleancës ushtarake në korrik.
Pavarësisht nga fakti se është e qartë se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me NATO-n ndërsa është në luftë me Rusinë, anëtarët e Aleancës janë të ndarë se si t’i përgjigjen presionit nga Kievi, i cili po kërkon anëtarësim, sipas një diplomati francez të paidentifikuar për publikun, përcjell Fol Drejt.