Kancelari gjerman Olaf Scholz tha pas takimit të sotëm me kryeministrin italian Giorgio Meloni në Berlin se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që SHBA ta trajtojë atë më keq se Meksika apo Kanadaja në fushën e tregtisë ndërkombëtare.
“Duke folur për Aktin e SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit, ne duam që të gjithë, përfshirë SHBA-në, të arrijnë në përfundimin se kufizimet lokale nuk duhet të jenë një pengesë për vendet e Bashkimit Evropian”, tha Scholz në një konferencë për shtyp, raporton Reuters.
Ligji i presidentit amerikan Joe Biden për uljen e inflacionit u miratua në gusht të vitit 2021 dhe BE-ja ka frikë se do të dëmtojë kompanitë dhe ekonomitë evropiane, raporton Al-Jazeera./FolDrejt/