Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha sot se nuk ka dyshime për aftësinë e presidentit amerikan Joseph Biden për një mandat të dytë si president.
Scholz, në një intervistë për Welt TV në margjinat e samitit të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni, tha se Biden ka ide shumë të qarta dhe e di mirë se çfarë po ndodh në SHBA dhe në botë, raportoi Reuters.
Biden njoftoi në prill se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./FolDrejt/