Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se oferta e vendit të tij për të dërguar sisteme anti-ajrore Patriot në Poloni mbetet në tryezë pavarësisht sugjerimit të Varshavës që ato të dërgohen në Ukrainë.
“Oferta jonë për qeverinë polake për të mbrojtur vendin e saj nuk është hequr ende nga tavolina”, tha Scholz në një konferencë shtypi në Berlin mbrëmë, raporton AP.
Zëvendës Presidenti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha më herët se nëse NATO fillon të furnizojë Ukrainën me sisteme kundërajrore Patriot, ata, së bashku me personelin e NATO-s, do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i ushtrisë ruse, transmeton Fol Drejt.