Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi Kinën që të mos dërgojë armë për agresorin rus. Njoftimi erdhi pasi Gjermania dhe partnerët e tjerë po zhvillojnë bisedime me qeverinë në Kiev për “detyrimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën”, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
“Është e qartë se ne do ta ndihmojmë Ukrainën të arrijë paqen”, tha lideri gjerman përpara dhomës së ulët të parlamentit gjerman, Bundestagut. Kjo është arsyeja pse ne po diskutojmë detyrimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën me Kievin dhe partnerët e tjerë”, shpjegoi Scholz, i cili do të takohet me Presidentin e ShBA-së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Scholz, megjithatë, tha se premtimet e sigurisë supozojnë se Ukraina do të mbrohet në luftë.
“Por premtimet e sigurisë presupozojnë që Ukraina do të mbrohet me sukses në këtë luftë,” pohoi kancelari, duke premtuar se Gjermania do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën.
Kancelari gjerman tha se nuk ka asnjë tregues se Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë një paqe të drejtë.
“Pyetja mbetet: a është (Vladimir) Putin gati të negociojë një kthim te parimet dhe një paqe të drejtë? Aktualisht nuk ka asgjë që e tregon këtë,” tha Scholz.
Kancelari Scholz i bëri thirrje edhe Kinës, për të cilën Uashingtoni dyshon se dëshiron të furnizojë me armë Moskën.
“Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të kërkuar tërheqjen e trupave ruse. Dhe mos i jepni armë agresorit rus,” paralajmëroi Scholz. /FolDrejt/