Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një hetim të kujdesshëm të sulmit me raketa vdekjeprurëse në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ky shkatërrim duhet të hetohet, pjesët e raketave duhet të hetohen dhe më pas duhet të presim që rezultatet të publikohen,” u tha Scholz gazetarëve në samitin e G20 në Indonezi.
“Në një çështje kaq serioze, nuk duhet të ketë asnjë përfundim të nxituar për rrjedhën e ngjarjeve përpara këtij hetimi të kujdesshëm.” /FolDrejt/