Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se mendimet e tij ishin me viktimat e të shtënave në Hamburg, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Disa anëtarë të një komuniteti të Jehovait ranë viktimë e një akti brutal dhune mbrëmë,” shkroi Scholz në Twitter. “Mendimet e mia janë me ta dhe me të dashurit e tyre.”
Kujtojmë që, policia gjermane tha se tetë persona janë vrarë nga të shtënat në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.
Policia e dha shifrën në faqen e saj të internetit. Nuk ka ende asnjë fjalë për një motiv të mundshëm të të shtënave. /FolDrejt/