Një zgjidhje diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë do të kërkonte një fund të menjëhershëm të armiqësive nga pala ruse.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ranë dakord në një bisedë telefonike sot se një zgjidhje diplomatike kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina, tha zëdhënësi i Scholz, transmeton Fol Drejt.
“Ata ranë dakord që një zgjidhje diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë do të kërkonte një fund të menjëhershëm të armiqësive nga pala ruse dhe tërheqjen e ushtrisë ruse nga Ukraina”, tha një zëdhënës në një deklaratë, raportoi Reuters./FolDrejt/