Kancelari gjerman Olaf Scholz kritikoi propozimin e Kinës për paqen për luftën në Ukrainë, duke vlerësuar se nuk flitet për tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas.
“Nga këndvështrimi im, nuk ka asnjë fjali të qartë që thotë: trupat ruse duhet të tërhiqen”, tha Scholz gjatë një vizite në Indi të shtunën, raporton gjermani “Welt”, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se dënimi i rrezikut në rritje të përdorimit të armëve bërthamore, i cili përmendet në propozimin kinez, është i saktë./FolDrejt/