Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania duhet të tërheqë më shumë punëtorë të huaj dhe të lehtësojë punën për gratë dhe të moshuarit, në mënyrë që të shmanget mungesa e fuqisë punëtore në vitet e ardhshme dhe të parandalohet një krizë në sistemin e sigurimeve pensionale.
Në një forum të qytetarëve në Potsdam, afër Berlinit, Scholz tha se qeveria gjermane po punon shumë për të ruajtur ekonominë më të fortë të Evropës dhe për të tërhequr punëtorë të huaj, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Qeveria gjermane miratoi muajin e kaluar plane për të reformuar ligjin e saj të imigracionit, ndërsa Berlini kërkon të hapë tregun gjerman të punës për punëtorët shumë të nevojshëm nga vendet jashtë Bashkimit Evropian./FolDrejt/