Sot kancelari gjerman Olaf Scholz do t’i pres në Berlin, në takime të ndara, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E tërë kjo me synim që të mbështetet procesi i dialogut. Të paktën kështu është thënë nga Bashkimi Evropian (BE).
Në Berlin, veç kancelarit gjerman, Kryeministri Kurti pritet të takohet paraprakisht edhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun: Miroslav Lajçak./FolDrejt/