“Sa më shpejt presidenti rus të kuptojë se nuk do t’i arrijë qëllimet e tij imperialiste, aq më të mira janë shanset për një përfundim të hershëm të luftës,” tha ai, përcjell Fol Drejt.
Scholz tha se Putini ka aftësinë për t’i “i dhënë fund kësaj lufte”.
Putini i ka të gjitha kartat në duar. Ai mund t’i japë fund kësaj lufte, tha Scholz.
“Presidenti rus dështoi. Vladimir Putin llogariti në ndarje dhe ndodhi e kundërta”, duke shtuar se “Ukraina është më e bashkuar se kurrë” dhe “Bashkimi Europian është në solidaritet”.
Kancelari gjerman siguroi Kievin për “mbështetjen e Berlinit”, duke theksuar “vendosmërinë dhe guximin e ukrainasve”.
Megjithatë, Scholz shtoi se Gjermania do të bëjë “gjithçka për të shmangur përshkallëzimin e luftës midis Rusisë dhe NATO-s”.
Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për faktin se Gjermania, e cila para luftës ishte veçanërisht e varur nga furnizimet me energji nga Moska, “e hoqi qafe” energjinë ruse brenda një viti.
“Ne kemi mjaft gaz dhe naftë, ekonomia nuk është në një recesion të thellë,” tha Scholz./FolDrejt/