Kancelari gjerman, Olaf Scholz, nuk sheh asnjë shans për një fund të negociuar të luftës në Ukrainë derisa Rusia të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Në momentin që ata bëjnë të ditur se tërheqja e trupave po ndodh, rruga është e qartë për bisedimet me Ukrainën – jam shumë i sigurt për këtë”, tha Scholz. “Por ne ende duhet të punojmë pak drejt kësaj.”
Ukraina refuzon negociatat derisa trupat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas – përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në 2014./FolDrejt/