“Nuk do të ketë paqe të diktuar”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Rusia nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë dhe vuri në dukje se Moska nuk duhet të diktojë kushtet e asnjë paqeje, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Putini do të negociojë seriozisht paqen vetëm nëse e kupton se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës”, tha Scholz në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos./FolDrejt/