Kancelari gjerman Olaf Scholz beson se sulmet e vazhdueshme me dronë rusë në Ukrainë janë një shenjë e dëshpërimit të Moskës dhe nënvizoi rëndësinë e planifikimit të rindërtimit të vendit.
Është e rëndësishme, thotë Scholtz, të planifikohet për të ardhmen e Ukrainës si një anëtare e begatë dhe demokratike e Bashkimit Evropian dhe një eksportues i energjisë së gjelbër dhe mallrave të teknologjisë së lartë.
Në fjalimin e tij në konferencën për rindërtimin e Ukrainës në Berlin, Scholz vuri në dukje se historia e Gjermanisë tregon se ishte e mundur të rindërtohej vendi edhe pas një lufte shkatërruese./FolDrejt/