Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë një sugjerim të një partneri më të vogël të koalicionit, Demokratët e Lirë, se vendi duhet të mbajë të hapur përdorimin e termocentraleve bërthamore, duke thënë se energjia atomike është një “temë e shterur” në Gjermani.
Gjermania mbylli tre reaktorët e saj të fundit bërthamorë në prill, duke i dhënë fund një procesi që fitoi mbështetje të gjerë politike pas katastrofës së reaktorit bërthamor të Fukushimës në Japoni në vitin 2011, raporton AP.
Anëtarët e Demokratëve të Lirë, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës të Scholz, janë ndër ata që mbrojtën një rishikim të një vendimi të tillë pasi çmimet e energjisë u rritën për shkak të luftës në Ukrainë.