Rreth 100,000 trupa rusë janë vendosur në tri fronte, në jugun e Krimesë, kufirin në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe pjesës veriore të Bjellorusisë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz është ai që në javën e ardhshme do të vizitojë Rusinë dhe Ukrainën, sipas tij konfliktet mes Moskës dhe Kievit po e rrezikojnë paqen në Evropë.
E për një paqe është lutur edhe Papa Françesku,
“Lajmet që vijnë nga Ukraina janë shumë shqetësuese. Të gjitha përpjekjet për paqen ia besoj ndërmjetësimit të Virgjëreshës Mari dhe ndërgjegjes së liderëve politikë. Le të lutemi në heshtje”,ka thënë Papa Françesku, në lutjet e së dielës.
Në çfarëdo situata SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s nuk kanë plane të dërgojnë trupa në Ukrainë për të luftuar Rusinë, mirëpo sanksionet ndëshkuese do të ndikojnë në furnizimet me energji, tregjet globale dhe balancën e energjisë në Evropë.
Mirëpo, Rusia nuk duket se po shqetësohet edhe nëse vjen kjo situatë, kjo pasi ambasadori rus në Suedi, Viktor Tatarintsev, tha se Moska nuk dëgjon fare për kërcënimet e sanksioneve perëndimore për krizën me Ukraninën.