Kancelari gjerman Olaf Scholz me rastin e fillimit të Ramazanit u ka uruar të gjithë muslimanëve një muaj të bekuar të agjërimit.
Në postimin e tij në Twitter, kancelari gjerman tha: “Shumë muslimanë u ngritën natën për syfyrin e parë para lindjes së diellit. Meqë Ramazani fillon sot, u uroj të gjithë besimtarëve një muaj të bekuar të agjërimit”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Gjithashtu presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka uruar muslimanët për muajin e Ramazanit në një deklaratë në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Në postim thuhej: “Gëzuar Ramazanin. U uroj të gjithë muslimanëve një muaj të bekuar që do ta kalojnë me agjërim dhe meditim”./FolDrejt/