Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik midis Gjermanisë dhe Rusisë është i mundur nëse Kremlini i jep fund luftës në Ukrainë.
Në deklaratat e mëparshme, Scholz tha se Perëndimi nuk do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë derisa Moska të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe të arrijë një marrëveshje paqeje me Kievin, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Për momentin, marrëdhëniet që kemi janë në nivelin më të ulët, në minimum. Megjithatë, nëse Rusia i jep fund luftës, duhet t’i jepet një shans për të rivendosur bashkëpunimin ekonomik. Kjo sigurisht që nuk është kështu tani,” përfundoi Scholz.