Andres Iniesta me lot në sy në konferencën për shtyp njoftoi se po largohet nga klubi japonez Vissel Kobe pas pesë vitesh. Ai po ashtu ka thënë se ende nuk do ta përfundojë karrierën e tij futbollistike.
“Mendoj se të gjithë e kemi imagjinuar gjithmonë se do të tërhiqem këtu, kjo ishte dëshira ime dhe e klubit. Po largohem për shkak të mungesës së kohës së lojës dhe faktit që trajneri ka prioritete të tjera. Unë e respektoj dhe e pranoj këtë”, tha 39-vjeçari Iniesta, i cili në këtë sezon luajti vetëm tre ndeshje në ligë dhe dy në kupë.
Ish-lojtari i Barcelonës ka luajtur gjithsej 133 ndeshje për klubin japonez dhe ka shënuar 26 gola dhe 25 asistime. Në Kobe fitoi 25 milionë euro në vit dhe karrierën pritet ta vazhdojë në MLS apo në një nga klubet e Lindjes së Mesme, transmeton Fol Drejt.