Dhjetë të vdekur dhe katër të tjerë të zhdukur, deri më tani është bilanci tragjik i stuhisë “Daniel”, që goditi Greqinë dhe përveç viktimave shkaktoi dëme që llogariten në miliarda euro.
Qindra njerëz në Greqi janë bllokuar në fshatrat e përmbytura në rajonin e Thesalisë edhe pse moti është stabilizuar dhe flukset e ujit vazhdojnë të rriten në pjesë të Greqisë qendrore, ndërsa zjarrfikësit dhe helikopterët ushtarakë nxjerrin njerëzit nga fshatrat e përmbytura, raporton televizioni grek ERT, përcjell Fol Drejt.
Trafiku në autostradën Athinë-Selanik është ndërprerë për shkak të sasisë së shtuar të ujit./FolDrejt/