Të paktën 13 mijë pelikanë kanë ngordhur nga gripi i shpendëve në Peru gjatë muajit nëntor.
Sipas një lajmi në BBC, në Peru është ngritur alarmi për parandalimin e përhapjes së epidemisë dhe për të mbrojtur shpendët, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Të paktën 13 mijë pelikanë kanë ngordhur muajin e kaluar nga gripi i shpendëve.
Pelikanët e ngordhur janë shfaqur disa plazhe të vendit, veçanërisht në kryeqytetin Lima.
Punonjësit e bashkisë kanë mbledhur pelikanët me veshje speciale dhe masa të larta sigurie.
Nga ana tjetër, në pamjet nga rajoni, shihet se disa pelikanë në plazhe ishin të rraskapitur dhe kishin vështirësi në ecje.
Ndërsa tashmë ka raste të gripit të shpendëve në pjesë të Evropës dhe SHBA-së, si dhe në Peru, mijëra shpendë kanë ngordhur për shkak të epidemisë.
Thuhet se virusi mund të përhapet edhe te njerëzit në rast të kontaktit të afërt me shpendët e sëmurë.
Autoritetet paralajmërojnë fermerët që të mos ndërhyjnë vetë në rastet e ngordhjes së shpendëve dhe të raportojnë situatën tek autoritetet përkatëse./FolDrejt/