Së paku 138 njerëz janë vrarë në protestat kundër puçit ushtarak në Mianmar, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, është i tmerruar nga dhuna e përshkallëzuar në Mianmar, “nga duart e ushtrisë së vendit”.
Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është në krizë, prej kur ushtria ka rrëzuar Qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyisë më 1 shkurt dhe ka marrë përsipër pushtetin.
Protestuesit duan rikthimin në demokraci. Disa vende, përfshirë SHBA-në, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.