Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në Poloninë lindore, jo shumë larg kufirit me Ukrainën.
Radio Lublin raportoi se zyrtarët e emergjencës dhe trupat e ushtrisë kanë arritur në vendin e shpërthimit në fshatin Przewodoë të rrethit Lublin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.
“Shkaktarët e këtij incidenti nuk dihet për momentin”, tha Martin Lebiedowicz, zëdhënës i zyrës lokale të Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve.
“Kemi marrë një raport për një shpërthim në një oborr. Me të mbërritur, ne konfirmojmë se diçka e tillë ka ndodhur. Për momentin, ne po sigurojmë skenën e incidentit”, tha Lebiedowicz.
Zëdhënësi i qeverisë, Piotr Muller, menjëherë pas raporteve të shpërthimit, tha se kryeministri Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të nivelit të lartë.
Ndërkohë, Associated Press citoi një zyrtar të lartë amerikan që theksoi se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë dy persona.
Situata thuhet se është kritike pas sulmit të fundit nga forcat ruse në objektet e infrastrukturës energjetike në Ukrainë. Disa nga raketat goditën pjesën perëndimore të vendit, afër kufirit me Poloninë./FolDrejt/