Numri i të vdekurve nga zjarri në qendër të Johannesburg mëngjesin e sotëm është rritur në 47, njoftoi transmetuesi shtetëror i Afrikës së Jugut SABC.
Më herët, shërbimet e urgjencës raportuan se 43 persona u plagosën pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë pesëkatëshe në qendër të Johanesburgut, përcjell Fol Drejt.
Shërbimet e urgjencës u përgjigjën dhe zjarrfikësit evakuuan të gjithë njerëzit nga ndërtesa ndërsa shuanin zjarrin, raportoi SABC./FolDrejt/