Aplikacioni WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet brenda 15 minutave nga dërgimi i tyre.
Kjo risi po prezantohet në mënyrë që aplikacioni të jetë në hap me konkurrentët e tij – aplikacionet Viber, Telegram dhe Signal, transmeton BBC, përcjell Fol Drejt.
WhatsApp është pjesë e gjigantit amerikan Meta, i cili zotëron gjithashtu Facebook dhe Instagram./FolDrejt/