Siguria kibernetike është bërë një kapitull më vete në shkencën kompjuterike dhe shumë shpejt kodet e sigurisë, të cilat herë pas here nuk i mbajmë mend, do t’i përkasin të shkuarës.
Tashmë, Apple, e cila konsiderohet numri një në inovacion, ka njoftuar se synon të nisë aksesin pa fjalëkalim në pajisjet e saj kryesore nga shtatori.
Sipas British Telegraph, ideja bazë për fjalëkalimet ishte që të kishin tetë karaktere me të cilat mund të siguronit llogarinë ose pajisjen tuaj, por ishte e nevojshme të gjeni një kombinim të mirë të simboleve, numrave dhe shkronjave.
Kjo është e ardhmja
Në fakt, Aleanca FIDO, një bashkim i kompanive kryesore të teknologjisë, agjencive qeveritare, ofruesve të shërbimeve, institucioneve financiare dhe industrive të tjera, e themeluar në vitin 2013, ka vite që punon për të eliminuar përdorimin e fjalëkalimeve në faqet e internetit, aplikacionet dhe pajisjet.
Shumë kompani të mëdha, përfshirë Apple, janë të përkushtuara për të përshpejtuar procesin e hyrjes pa fjalëkalim.
Në Kongresin Botëror të Zhvilluesve të Apple, Apple njoftoi se do të nisë një proces pa fjalëkalim për iPhone, iPad, Mac dhe TV të Apple deri në shtator. Kjo do të thotë se një e ardhme pa fjalëkalime është shumë afër, të paktën për përdoruesit e Apple.
Pasi sistemi i ri të funksionojë, regjistrimi në një faqe interneti ose shërbimi thjesht do të kërkojë vërtetimin me Face ose Touch ID për të gjeneruar një çelës kalimi.
Më pas, sa herë që përdoruesi dëshiron të identifikohet, ai do të jetë në gjendje të përdorë të njëjtën teknikë vërtetimi në vend që të duhet të identifikohet me një fjalëkalim./abcnews.al/