Ministria e Shëndetësisë, shoqata “Nënë Tereza” dhe “Jetimat e Ballkanit” nënshkruan marrëveshjen për mbështjen financiare që i hap rrugë funksionalizimit të repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani), z. Shaqir Gashi dhe Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati dëshmuan se kur ekziston vullneti çdo pengesë tejkalohet, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve, përcjell Fol Drejt.
Kjo marrëveshje krijon mundësitë që paralelisht me funksionalizimin e repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Ministria e Shëndetësisë të investojë dhe në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor./FolDrejt/