Gjermania ka presione të vazhdueshme nga Uashingtoni që të futet me trupat e saj në Siri. Prej në këtë muaj, qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel, duhet të vendosë nëse do vijojë shkollimin dhe patrullimin me aeroplanë në Siri – që është duke e bërë edhe tani – si dhe nëse do dërgojë trupa tokësorë, informon Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell foldrejt.com.
Presioni amerikan ka ardhur direkt nga përfaqësuesi amerikan për Sirinë dhe Luftën kundër ISIS, James Jeffrey.
“Ne duam trupa tokësorë nga Gjermania, për të zëvendësuar pjesërisht ushtarët tanë,” tha Jeffrey.
Në këto momente Gjermania patrullon qiellin sirian dhe bombardon disa pjesë të caqeve të ISIS nga aeroplanët e saj tornado./Foldrejt.com