Lajmin e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.
“Ndonëse nuk kishte kuorum, me dakordim të anëtarëve të kryesisë dhe shefave të grupeve parlamentare u dakorduam që sesioni i parë vjeshtor i Kuvendit të mblidhet më 15 shtator, ora 10:00 ditën e enjte, me mbledhjen e parë të seancës plenare dhe me rregulloren e re të Kuvendit”, tha ajo.